Binjakët bëjnë testin e ADN, rezultojnë me dy baballarë të ndryshëm

Prindërit vazhdimisht habiteshin se pse binjakët e tyre kishin një pamje shumë të ndryshme mes njëri tjetrit. Binjakët tashmë 2-vjeçarë, u dërguan të kryenin testin e ADN-së pasi njëri prej tyre filloi të kishte flokë të gjatë e të dendur dhe tjetri shumë pak flokë të hollë.

Prindërit nga Vietnami, kanë dyshuar vazhdimisht se fëmijët e tyre mund të jenë ngatërruar në spital. Por pas ekzaminimit të testit në laborator, u provua se binjakët kishin të njëjtën nënë por baballarë të ndryshëm.

Burri 34-vjeçar që mendonte se ishte babai i të dyve, në fakt përsa i përket gjenetikës është babai i vetëm njërit prej fëmijëve ndërkohë që binjaku i dytë ka një baba tjetër.

Ky është rasti i parë i deklaruar i binjakëve me dy baballarë në Vietnam, por është tejet i rrallë edhe nëpër vende të tjera të botës

Share With:
Translate »
824 Views