Binjaket kaçurrelëse të Joridës janë rritur dhe tani ndihmojnë mamin në kuzhinë
Jorida Tabaku hyn në mesin e atyre personazheve që jetën private e mbajnë larg rrjeteve sociale megjithatë hera-herës e thyen këtë rregull me ndonjë foto familjare apo të vogëlushëve të saj.
Këtë herë Jorida shfaqet me dy vajzat binjake teksa ndodhen në kuzhinë. Arba dhe Iris janë rritur aq shumë sa tani e ndihmojnë mamin të gatuajë dhe Jorida duket shumë e lumtur për këtë fakt.
“Ka mama goca”-shkruan ish-deputetja krah fotos ku shfaqet e buzëqeshur, me dy vajzat në krahë e në ambient shtëpie.