Bjonde dhe moderne, Jonida Maliqi prezanton motrën super yll

Këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe ndër më të komentuarat në media, Jonida Maliqi është treguar gjithnjë e rezervuar për jetën private. Mirëpo sot si rrallëherë Jonida ka postuar një foto të motrës së saj duke i kushtuar një dedikim.

“Gjysma ime me e mire”, shkruan Jonida për të motrën, Xhilda e cila duket si versioni bjond i këngëtares. Madje të dy motrat mesa duket janë fashionista pasi edhe Xhilda shfaqet e veshur shumë moderne.

Jonida ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me motrën e cila jeton jashtë vendit. Në një intervistë këngëtarja ka treguar se e motra kërkon perfeksionin tek ajo.

“Unë kam qenë gjithnjë motra e shëmtuar. Kjo sigurisht ka ndikuar, megjithatë Xhilda më ka krijuar një kompleks gjatë gjithë fëmijërisë sime, më thonte je shëndosh , duhet të dobësohesh ki kujdes dhe unë përpara se të vijë Xhilda bëj 2 javë dietë, mundohem të shkoj në aeroport e trukuar. Sa më takon më thotë ça bëre prit të shikoj, hiqi syzet, duhet të vish urgjent në Qipro”, ka treguar Jonida.

Share With:
Translate »
658 Views