Blake Lively-t, shtatzënë, nuk i bëjnë më rrobat kështu që u bë ~kreative~ dhe i rimodeloi ato
Mbretëresha e modës, Blake Lively, po përpiqej të vishte diçka nga veshjet para-shtatzënisë, tani që ka barkun e rrumbullakosur dhe gjeti një mënyrë kreative për të zgjidhur problemin. Aktorja veshi një fustan dhe një fund në të njëjtën kohë.
35-vjeçarja, e cila është në pritje të fëmijës së saj të katërt me bashkëshortin Ryan Reynolds, postoi për dilemën e veshjes në Instagram.
“Kur fundit nuk i mbërthehet zinxhiri dhe kur fustanit nuk i kapen kopsat, vishini të dyja bashkë. Kush tha që dy ‘gabime’ nuk sjellin një të ‘duhur’?”
Dhe në fakt, nga fotoja, duket sikur asgjë nuk shkon keq me foton. Fundi + fustani, të dy gjysmë të mbërthyer dhe kombinuar me perlat në qafë, duken çuditërisht mirë!
Blake njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të katërt në shtator 2022 kur mbërriti në samitin e “Forbes Women in Power” në New York. Që atëherë ajo ka postuar disa herë në Instagram për shtatzëninë e saj, në formën klasike të Blake Lively, gjithnjë me humor.
Ryan Reynolds dhe Lively u martuan në vitin 2012 pasi filluan lidhjen në vitin 2011. Çifti ka tre vajza: James, Inez dhe Betty.