Blendi Klosi: Koha e humbur me fëmijët është pengu im më i madh…

Këto ditë të nxehta vere, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka vendosur t’i kalojë së bashku me familjen e tij në brigjet e Dhërmiut. Ai është baba i dy fëmijëve, Aroni 8 vjeç dhe Ambla 6 vjeçe. Pavarësisht se duhet të jetë ende nën vëzhgim të të gjitha punëve për turizmin, Klosi ka gjetur mundësinë për të kaluar pak kohë edhe me fëmijët e bashkëshorten e tij. I ftuar në emisionin ‘Pushime On Top’ ai ka thënë se koha e humbur me fëmijët është pengu i tij më i madh.

“Ndjehem shumë deficitar në kohën që kaloj me fëmijët. E kam peng shumë të madh se harxhoj pak kohë me ta, aq më tepër në këtë moshë që të japin gjithçka, emocione, dashuri”, – tha ministri. Më tej ai ka shtuar se me djalin ka gati një lidhje si shok dhe tashmë që ai është më i rritur mund të diskutojnë bashkë për shumë tema.

Pavarësisht se vetë është prej vitesh pjesë e politikës shqiptare, Klosi ka thënë se djalin nuk do ta lejonte asnjëherë të bëhej politikan ose futbollist. Ndërsa për marrëdhënien me bashkëshorten e tij, Norën ai ka thënë: “Me Norën jemi shumë mirë dhe shpresoj mos ma marrësh në sy. Jemi të dy që e jetojmë jetën në të gjitha dimensionet e saj dhe duam shumë që ta ndjejmë veten të rinj”.

Share With:
Translate »
1040 Views