Bleona Qereti: Fëmijë me baba legen nuk bëj

Një ndër emrat më të komentuar në faqet rozë, Bleona Qerreti ka treguar se akoma nuk e ka gjetur partnerin e jetës me të cilin do krijojë familje.

E ftuar në ‘Xing me Ermalin’ ajo tha: “Fëmijë me baba legen unë nuk bëj.” Nisur nga pamjet e fundit që Blerona ka publikuar duke treguar se si të ngrijë vezët për të mos mbetur shtatzënë, moderatori duke mbajtur notat e humorit e komentoi: “Ishalla s’po ti ngatërrojnë vezët.”

Vitet e fundit Bleona udhëtoi drejt Amerikës për të zhvilluar karrierën në tregun ndërkombëtar, prandaj bëri një video ku tregoi se ngrirja e vezëve bëhet për gratë që kanë synim famën.

Duket se vazhdon të jetë i të njëjtit mendim dhe nuk do të ketë fëmijë derisa të gjejë partnerin ideal.

Share With:
Translate »
1073 Views