Blerina Bombaj: Ja si ta ruani qumështin e gjirit

  • Ushqyerja me gji eshte prioritet per mbarevajtjen e shendetit te cdo foshnje, dhe cdo nene duhet ta ndjeje si detyre dhe obligim thelbesor ndaj femijes se saj. Akoma edhe nenat, te cilat kane nje karriere te rendesishme apo jane te detyruara te punojne, munden ta realizojne ushqyerjen e plote me gji, duke shtrydhur gjinjte dhe duke e depozituar qumeshtin ne kushtet e duhura. Ne kete menyre, femija merr themelet me te shendosha per shendetin e tij.

Rregullat e sigurise se ruajtjes se qumeshtit te gjirit

  • Jashte frigoriferit, ne temperature ambjenti (18-25grade C): jo me shume se 3-4 ore, ne ene te mbyllur; hidheni poshte cka mbetet 1-2 ore pas ushqyerjes.
  • Ne cante termus, 15grade C: deri ne 24ore. Keshillohet te vendosen pllaka te ngrira ne kontakt me enen e qumeshtit; cantat te mbahen mbyllur, te hapen vetem kur nevojitet.
  • Ne freskues (4grade C): deri ne 72 ore; Vendoseni ne zonen me te ftohte te frigoriferit freskues.
  • Ne ngrirje (-20grade C): deri ne 6 muaj; depozitoheni ne fund te ngriresit, per temperature sa me konstante.

Si te ruani qumeshtin e gjirit pasi e keni shkrire

  • Ne temperature ambjenti (18-25grade C): 1-2 ore
  • Ne freskues: 24 ore
  • Ne ngrirje: mos e ngrini me. Blerina Bombaj

Share With:
Translate »
810 Views