Shpenzime të çmendura dhe luks pafund, jeta joshëse e vajzës së Steve Jobs

Eve Jobs, vajza e vogël themeluesit të Apple Steve Jobs, po bën një emër mjaft të madh një hipizëm.

19-vjeçarja e cila tregon stilin e jetës luksoze në Instagram, aktualisht po ndjek studimet në Universitetin Stanford.

Vitin e kaluar, Eva u emërua “kalorësja e muajit” për marsin 2017. Ajo gjithashtu fitoi çmimin e parë në Charleville në Festivalin e Konventës së Dimrit në Wellington të Floridës në hipizëm.

Eva konkuron kundër trashëgimtarëve të tjerë të rinj si Jennifer Gates, vajza e Bill Gates, Jessica Springsteen, vajza e Bruce Springsteen dhe Destry Spielberg, vajza e Steven Spielberg.

Në vitin 2016, nëna e saj, investitorja miliardiere Laurene Poëell-Jobs, bleu një fermë prej 15 milion dollarësh në Wellington, Florida, ku shpesh vajza konkuronte dhe trajnohej së bashku me kalin e saj.

Ferma përmban katër dhoma gjumi, pishinë, një hambar të shkëputur me 20 kuaj.

Eva dhe i dashuri i saj saj bëjnë një jetë luksoze duke udhëtuar në të gjithë botën ne destinacione të shtrejnta.

Sipas Forbes, Eva, nëna e saj dhe vëllezërit e motrat, kanë një pasuri me vlerë rreth 20.1 miliardë dollarë.

Steve Jobs vdiq në vitin 2011 për një kancer pankreatik, dhe sipas biografit të tij zyrtarë, Walter Isaacson, Jobs nuk dyshoi se do të ishte vajza e tij më e vogël që do të drejtojë Apple në të ardhmen.

Share With:
Translate »
594 Views