Blero rrëfen arsyen e takimit mes Teutës dhe Afronës

Këngëtari foli për takimin mes partneres së tanishme dhe ish-gruas së tij. Nuk është folur shumë për takimin mes Teuta Krasniqit e Afrona Dikës, pasi jo shumë detaje ishin të njohura për atë takim. Këngëtari Blero, i cili është në lidhje me Afronën tani, kurse dikur ishte i martuar me Teutën, foli mbi këtë çështje në emisionin “21 Gradë“ .

Ai së pari lavdëroi prindërit e Afronës për mënyrën se si e kanë rritur atë, pasi kjo shfaqet edhe tek mënyra se sillet ajo me Tarën, vajzën e Bleros në lidhjen e kaluar. I pyetur se a ka ndikuar edhe Teuta në lidhjen e afërt të Tarës me Afronën, Blero tregoi se të dyja janë takuar dhe kanë drekuar bashkë, për të biseduar rreth kësaj çështje, duke bërë që të dyja palët të ndihen komodë në lidhjet e tyre si dhe marrëdhëniet e tyre me Tarën

Share With:
Translate »
690 Views