Blogerja e njohur është në pritje të një fëmije

Blogerja dhe sipërmarrësja e njohur Lilly Ghalichi ka postuar një foto në Instagram, duke ndarë me ndjekësit lajmin se do të bëhet nënë. Ajo njihet për zotërimin e disa markave të make up-it dhe veshjeve si “Lilly Lashes”, “WantMyLook” e shumë të tjera. Lilly po ashtu u bë e njohur pas pjesëmarrjes së saj në serialin reality show “Shah`s of Sunset”.

Lilly e kishte shoqëruar foton me shkrimin: “Unë kam ndarë shumë gjëra të jetës sime me ju, që nga fillimi i biznesit tim të parë, pjesëmarrja në një show televiziv, thyerjet e zemrës, gjetjen e dashurisë së vërtetë dhe tani po ndaj me ju kapitullin më të veçantë nga të gjithë, mëmësinë. Falenderoj bashkëshortin tim që më bëri vajzën më me fat në botë”.

Lilly u martua me bashkëshortin e saj Dara Mir, në maj të vitit të shkuar, në një dasmë madhështore në Beverly Hills.

Share With:
Translate »
655 Views