Blue Ivy bëhet imazhi i albumit të ri të Beyonce, “Black is King”

Vajza e Beyonce dhe Jay-Z, Blue Ivy po ndjek hapat e prindërve të saj.

Vogëlushja do të jetë protagoniste në albumin më të ri të këngëtares “Black is King” në bashkëpunim me “Disney Plus”.

Blue është shfaqur në promon e albumin të publikuar mbrëmjen e kaluar. Ajo shfaqej me një topuz të mbuluar nga kurora me perla, një fustan të bardhë dhe me buzë të kuqe teksa kërcen nën ritmet e këngës së mamasë së saj.

Shfaqja e Blue Ivy ishte krejtësisht surprizë për publikun të cilët më pas u shprehën se 8-vjeçarja është bërë një zonjushë e vërtetë.

Share With:



97 Views