Moment prekës jashtë dyerve të spitalit në vend, infermierja shpërthen në lot (Foto)

Ministria e Shëndetësisë gjatë përditësimit të situatës së Koronavirusit në vend, raportoi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 108 raste të reja dhe 2 viktima.

Po ashtu, vijon numri i të shtruarve te “Infektivi” dhe “Shefqet Ndroqi”, ku aktualisht po trajtohen 125 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 7 të intubuar.

Personeli shëndetësor, i cili është në frontin e parë të luftës me Koronavirusin që prej muajsh, po jep më të mirën për sa më shumë të shëruar.

Manastirliu ka publikuar në rrjete sociale një foto prekëse jashtë dyerve të spitalit. Në foton në fjalë, shihet një infermiere e përlotur, shoqëruar nga kolegia e saj. “Heronj”, ka shkruar ministrja krahas fotos.

Share With:
Translate »
875 Views