Blue Ivy është një ‘kopje’ e Jay Z? Mami i Beyonce na tregon të kundërtën…

Ashtu sikurse ndodh pothuajse gjithnjë, me ardhjen në jetë të një fëmije, nis “lufta” mes prindërve të çiftit se kujt i ngjan më shumë dhe nuk po flasim vetëm për familjet shqiptare. Duket se edhe në shtëpinë e Byonce dhe Jay Z ka ndodhur e njëjta gjë. Nëse deri më tani ju keni menduar që Blue Ivy ka një ngjashmëri shumë të madhe me babain e saj Jay Z, Tina Knowles (mamaja e Beyonces), na tregoi që e kemi shumë gabim. Tina ka postuar një foto të ëmbël të divës së muzikës pop kur ishte e vogël, pothuajse në të njëjtën moshë që është Blue Ivy sot. Mbi foto ajo shkruan: Nëse Beyonce nuk ngjan si Blue Ivy në këtë foto. Me të vërtetë nëse i hedhim një sy fotos, Blue Ivy duket më tepër si Beyonce sesa Jay Z. Megjithatë vetëm tek jo foto ama, pasi tek të tjerat në vazhdim është një kopje në miniaturë e babit.

Share With:
Translate »
717 Views