Blue Ivy ka që tani një shef dhe një stilist personal

Çifti i suksesshëm i skenës nuk i kanë lënë asnjë mangët. Blue Ivy bën një jetë luksoze që dhe shumë artistë do ta kishin zili.
6-vjeçarja ka një stilist personal, një shef personal që ia plotëson të gjitha dëshirat në ushqim. Pjata e saj e preferuar janë makaronat me krem shpargu, të vendosura në formë balerine. Po ashtu, nuk mungojnë festat ekstravagante për ditëlindje dhe dy dado që kujdesen për të çdo moment të ditës. Dhe për t’ia plotësuar tekat, prindërit i kanë blerë dhe një poni. Sikur mos të mjaftonin këto, Beyonce dhe Jay Z kanë aplikuar që Blue Ivy të bëhet një markë dhe të nxjerrin një parfum me emrin e vajzës së tyre.
Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë, binjakët e lindur 7 muaj më parë, Rumi e Sir Carter, të cilët po ashtu kanë përkujdesje të vazhdueshme nga katër dadot, dy për secilin.

Share With:
Translate »
719 Views