I biri e kaloi sëmundjen, Flori i ka prapë diçka për të thënë

Vetëm para disa ditësh aktori i Portokalli, Florian Binaj, shpërtheu në akuza kundër një spitali privat në Shqipëri, duke u shprehur për mosrofesionalizëm, mungesë të theksuar shërbimesh, madje edhe zhvatje parash. Duke lënë pas të gjitha këto, më i rëndësishmi është shëndeti i vogëlushit Glauk që mesa duket ia paska hedhur sëmundjes. Flori me anë të një postimi ka falenderuar spitalin shtetëror për shërbimin e specializuar, përkundër shumë skeptikëve që nuk mendojnë të njëjtën gjë më Florin. lexoni reagimin më poshtë: “Faleminderit të gjithëve miq dhe mikesha të fb dhe instagramit pēr solidaritetin që treguat për atë që i ndodhi djalit tim.Faleminderit për guximin që treguat historitë e juaja ku fatkeqsisht shumë prej të cilave me fund tragjik…Shpresoj që të jetë fillimi i fundit të abuzimit me shëndetin tonë dhe fëmijëve tanë, fundi i papërgjegjshmërisë dhe gjërat në këtë vënd të shkojnë siç duhet jo siç na shiten…Gjithashtu dua të falenderoj stafin e pavjonit të pediatrisë infektive të QSUT-së për punën e palodhur dhe të njerëzishme!
Mirënjohje pafund!
Faleminderit!” /Kids’Time/

Share With:
Translate »
837 Views