Bodybuilder-ja shqiptare: Vendosa të mos bëhem nënë për të arritur trupin perfekt

Silvana, trajnerja personale e njëkohësisht Bodybuilder, rrëfen pasionin e saj për ushtrimet fizike dhe gjithçka që ka të bëjë me përmiresimin e trupit të njeriut. Ajo shprehet se do të ishte shumë e veshtirë që dikush “jashtë palestrës” të behej partneri i saj në jetë, për shkak të qëllimeve që ajo i ka vënë vetes. Për këtë arsye, Emiliano, trajneri i Silvanës është edhe partneri perfekt i jetës, pasi bashkë kanë bërë kompromisin për të mos pasur femijë, derisa ajo të provojë maksimumin për të arritur qëllimin final në bodybuilding: të marrë kartën e profesionistit.

“Kur fokusohesh tek ky sport do bësh disa kompromise me jetën. I pari kompromis është që pa arritur qëllimin tënd nuk mund të bësh fëmijë. Nëse i futesh këtij sporti, duhet të arrish qëllimin, nuk mund të ndalesh, të bësh fëmijë dhe pastaj të rifillosh sërish, pasi humbet pikë. Bën 9 muaj regres. Këtë gjë ta pranon një djalë që e njehe këtë sport, ne jemi të dy që merremi me këtë sport dhe kuptohemi në këtë pikë”, tha Silvana.

Ajo flet edhe për sakrificat e përditshme që kanë të bëjnë me dietën strikte ushqimore.

Ajo mund të hajë shumë rrallë çfarë të ketë dëshirë, madje rrëfen dhe një histori që shkakton të qeshura:

E ftuar në një dasmë, ajo ka shkuar me ushqimin e saj me vete: oriz, fileto pule, perime.  Kjo gjë e ka vënë në siklet, pasi të ftuarit e tjerë e shihnin të gjithë me habi. Një rast i tillë tregon gjithë përkushtimin e Silvanës për të arritur qëllimin e saj.

“Kur kam shkuar në dasmë  e kam pasur ushqimin me vete, më shihnin të gjithë, unë me tasin, me kastraveca, me oriz, me pulë. Unë mund të ha një ditë, nuk është se bëhet nami nëse hëngra diçka më tepër, por kur vjen puna ti duhet ta mendosh vetë; je duke e bërë ti këtë jetë; ti e hëngre, dikush tjetër në botë nuk është duke e ngrënë dhe është një hap para teje, gjithmonë është krahasimi”, tregon ajo.

Share With:
Translate »
57 Views