Bojken Lako kujton të atin e ndjerë, ikonën e kinematografisë shqiptare

Me rastin e 2-vjetorit të ndarjes nga jeta, Bojken Lako, i biri i ikonës së kinematografisë shqiptare, Bujar Lako, e ka kujtuar kështu të atin e ndjerë.

View this post on Instagram

BUJO Përgjithmonë!

A post shared by Bojken Lako (@bojkenlako) on

“BUJO Përgjithmonë.” – shkruan këngëtari.

Për herë të parë, Bojken foli për vdekjen e të atit në janar të 2017-s, ku ndër të tjera rrëfeu edhe për pengun e tij më të madh.

Bujar Lako u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare si pasojë e një ataku në zemër.

Ai mbetet një prej emrave më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare. Me filma si: “Gjeneral Gramafoni”, “Udha e shkronjave”, “Ballë për ballë”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, si dhe shumë role në teatër, aktori fitoi dashurinë e publikut dhe vlerësimin e kritikëve të shumtë.

Lako u nderua me shumë çmime e tituj të lartë; në 1979-n iu akordua çmimi i Republikës i shkallës së parë; në 1991-shin u shpall aktori më i mirë për interpretimin në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, si edhe është nderuar me titullin “Artist i Merituar” në vitin 1985.

Përveç këtyre vlerësimeve në vend, Bujar Lako arriti të marrë edhe mirënjohjen nga disa prej kritikëve më të rëndësishëm të kinematografisë, siç ishte juria e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kairo. Në 2005-n ai mori çmimin si aktori më i mirë i vitit, çmimi më i lartë për një aktor shqiptar në një festival të kategorisë A.

Në atë edicion, filmi shqiptar “Syri Magjik” (“The Magic Eye”) i regjisorit Kujtim Çashku, u vlerësua me disa çmime, mes të cilave edhe çmimi i “Filmit më të Mirë” në festival.

Share With:
Translate »
622 Views