Bonusi i bebes/ Manastirliu: Ja sa fëmijë përfituan në muajt e parë të 2021

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur ditën e sotme se 12,766 foshnja prej tyre 3612 fëmijë shqiptar të lindur jashtë vendin në 4 muajt e parë të këtij viti kanë përfituar nga pagesa universale e bonusit të bebes.

12 766 fëmijë të lindur në katër muajt e parë të vitit, kanë përfituar bonusin, shpërblimin financiar të qeverisë për çdo të porsalindur”,– shprehet Manastirliu.

Ndër të tjera Manastirliu ka bërë me dije gjithashtu edhe shifrat që arrijnë të përfitojnë prindërit për foshnjën e tyre të sapolindur pavarësisht nëse e sjellin atë në jetë brenda apo jashtë Republikës së Shqipërisë.

Me programin tonë gjithëpërfshirës, po mbështesim familjet me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, pavarësisht se ku kanë zgjedhur t’i sjellin në jetë fëmijët, në Shqipëri apo jashtë vendit, duke i regjistruar në Shqipëria e Ardhmja Jonë”, -shprehet Manastirliu.

Në total që prej Janarit të 2019 janë 84,949 përfitues nga bonusi i bebes.

Share With:
Translate »
285 Views