Bota mirëpret një tjetër Lipa! Motra e Duas në klasifikimin e veshjeve në Vogue
Revista “Vogue” ka përzgjedhur të veshurat më bukur gjatë javës dhe mes tyre janë dy shqiptaret: Dua Lipa dhe motra e saj Rina. “Vogue” shkruan se Dua ka qenë në një javë mode këto ditë duke u shfaqur fillimisht me fustanin e zi elegant e më pas me fustanin e shkurtër jeshil.
“Por Dua nuk është e vetmja që ka stil”-shkruan “Vogue”. “Edhe motra e saj Rina është shfaqur shumë elegante me një fund të zi, këmishë të bardhë, korse, këpucë të larta dhe perla në qafë”.
Pjesë e listës me të veshurat më bukur gjatë javës është edhe Kim Kardashian, me veshjen e saj ngjyrë kafe nga koka tek këmbët.