Brenda ditëlindjes së parë të Dream dhe dhuratat luksoze që mori

Dream, vajza e dy miliarderve Rob Kardashian dhe Blac Chyna, festoi këtë të premte ditëlindjen e saj mes dhuratave luksoze të familjes Kardashian. Mami dhe babi i saj kishin organizuar një festë që i shkonte shumë përshtat familjes së tyre. Këtë e morën vesh nga postimet në instagram të Rob Kardashian dhe hallës  së saj Kim Kardashian. Në foto shfaqej Dream e ulur në një makinë Mercedes Benz ngjyrë pink, e lidhur me një fjongo të madhe të bardhë. Dukej që ishte dhuratë nga babi. Ata kishin zbukuruar të gjithë dhomën e saj me tullumbace ngjyrë argjendi, ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen Dream”. Nuk ishin të pakët as ata që e uruan Dream në instagram. Tani na mbetet ti urojmë Dream të bëhet një vajzë e sjellshme dhe e bukur, sepse të tjerat i kanë në dorë prindërit./Kids’Time/

 

Share With:
Translate »
786 Views