Brenda shtëpisë luksoze të Gjyste Vulajt, festa surprizë që organizoi për ditëlindjen e djalit

Në shtëpinë e Gjyste Vulajt ka festë.

Djali i saj, Besarti feston 5 vjetorin dhe sigurisht mami Gjyste ka menduar që t’i bëjë një suprizë. Gjithçka ishte e menduar shumë mirë: ishin ftuar të gjithë shokët e ngushtë të Besartit, torta e tij e preferuar, ëmbëlsira të vogla shumë të shijshme dhe dekori i zbukuruar me tullumbace ku mbizotëronte ngjyra gri dhe jeshile.

Ka qenë vetë këngëtarja që ka zgjedhur të ndajë me ne disa foto nga festa, momenti i prerjes së tortës dhe gjithashtu disa foto të Besartit me shokët e tij. Ajo çfarë na tërhoqi vëmendjen është modeli i flokëve të bukuroshin 5 vjeçar, me disa vija në pjesën anësore të kokës, që Besarti ishte kujdesur ta tregonte në çdo foto që mami Gjystja shkrepte.

Jo pak vëmendje tërhoqi dhe shtëpia e këngëtares, ambiente shumë luksoze, të mobiluara me një stil shumë klasik ku mbizotëron ngjyra gri dhe gold.

Share With:
Translate »
752 Views