Ups, mbiemri i vajzës së Kylie-t nuk është Jenner dhe as Scott

Kylie Jenner po na i tregon dalëngadalë të gjitha detajet për vajzën e saj të porsalindur. Ylli i serialit “Keeping Up With Kardashians”,  tregoi pas nëntë muajsh se solli në jetë fëmijën e parë. Mbrëmjen e kaluar ajo na tregoi edhe emrin dhe një foto me vajzën.

Në fillim ajo shkroi vetëm Stormi që do të thotë stuhi. Më pas ajo shtoi në status edhe mbiemrin e vajzës. Vogëlushja quhet “Stormi Webster”.

I dashuri i saj quhet Travis Scott. Pse ky mbiemër? Në fakt nga kërkimi zbuluam se Travis Scott është pseudonimi që i dashuri i Kylie-t i ka vënë vetes. Emri i tij i vërtetë është Jacques Webster, prandaj dhe vajza do të marrë mbiemrin Webster.

Share With:
Translate »
612 Views