Brenda shtëpisë së Alessio Aliaj, dhoma është gati për bebushin nr.2

Modeli i njohur shqipta, Alessio Aliaj dhe bashkëshortja e tij, Katherine janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Çifti ka filluar përgatitjet për ardhjen në jetë të djalit, duke nisur nga arredimi i dhomës së tij. Katherine ka publikuar në “Instagram” disa foto nga dhoma e vogëlushit, i cili pritet të vijë në jetë pas 4 muajsh. Në të mbizotërojnë figurat e kafshëve dhe format e ndryshme gjometrike. Duket një ambient mjaft i ngrohtë dhe i rehatshëm, ku shumë shpejt do të qëndrojë më i vogli i familjes. Katherine dhe Alessio kanë edhe një vajzë që quhet Jolie Rose.

Share With:
Translate »
1209 Views