Eni Koçi flet për operacionet plastike “Kam bërë ndërhyrjen e parë kur isha 13 vjeçe”
Nuk është hera e parë, dhe me siguri as e fundit, që disa (për të mos thënë shumë) nga vajzat e njohura të showbizit shqiptar kanë përfunduar në faqet e para të shtypit rozë, por edhe faqeve demaskuese në rrjete sociale, përsa i përket ndërhyrjeve të ndryshme plastike. Një prej tyre është edhe motra e vogël e Greta Koçit, Eni, e cila është një ndër artistet më të komentuara, jo vetëm për anën profesionale, por edhe jetën private. Vetëm pak ditë më parë, partneri i saj Genc Prelvukaj pranoi publikisht lajmin se ata të dy janë në një marrëdhënie, megjithëse prej kohësh ishin kapur mat në shoqërinë e njëri-tjetrit.Shumë e ndjekur në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka shuar së fundi kuriozitetin e ndjekësve në Instastory, të cilët e kanë pyetur për operacionet plastike. Eni ka pranuar se ka kryer ndërhyrje në hundë që në moshë të vogël, për shkak të një problemi shëndetësor.
“Meqë më dole në temë, në moshën 13-vjeçare kam pasur problem shëndetësor dhe jam operuar me shumë urgjencë në hundë. Nga ana shëndetësore u bëra mirë më pas, por operacioni la pasoja estetike dhe deri në moshën 16-17 vjeç nuk mund ta rregulloja. Ndërhyra prapë për të rregulluar pasojat e operacionit të parë dhe rezultoi që ende kisha probleme në frymëmarrje, kështu që shkoi 7 orë operim. Për të gjithë ata që plasën duke thënë për operacionet, i them të informohen mirë dhe të mos gjykojnë nga disa foto profesionale (ku është mëse normale që lëkura pastrohet dhe gjithçka në detaj) dhe o burra të thonë që ka bërë gjithë trupin dhe fytyrën. Rasti im ka qenë rast i rëndë shëndetësor.” Gjykuar nga fotot e mëposhtme, duket se edhe buzët e Enit kanë pësuar një fryrje të lehtë, apo jo?