“Brenda shtëpisë vetëm unë dhe fëmijët, jashtë pragut të derës ai”, Arjola Demiri flet për partnerin ideal

Aktorja Arjola Demiri ka rrëfyer në “Big Brother VIP” historinë e saj me ish-bashkëshortin, të cilit siç ka treguar i fali tradhtinë për shumë vite, por erdhi një moment që nuk duronte më dhe u largua nga shtëpia së bashku me fëmijët

Ndërkohë, gjatë lojës së fundit në shtëpi, “lojës së sinqeritetit”, ajo ka folur sërish sa I përket jetës private. Aktorja u pyet nga Einxhel: “Nuk e ke kërkuar apo nuk të ka ardhur partneri ideal?”.

“Në asnjë moment nuk jam çfokusuar që të krijoj një lidhje, sepse për shkak të magnetit që kam e di që në jetën time do vijnë meshkuj posesivë që do më mbyllin diku. Nuk e kam kërkuar dikë fare. Njeriu i duhur nuk ka ardhur ende. Dua që të kem një marrëdhënie të konsoliduar jashtë pragut të shtëpisë time. Fëmijët e mi janë fëmijët e mi. Shtëpia ime me fëmijët e mi, është vetëm e jona… jashtë pragut të derës po!”,- u përgjigj Arjola.

Edhe pse kanë kaluar disa vite dhe Arjola ende po lufton për të marrë kujdestarinë e tre fëmijëve, ajo nuk ka bërë publike asnjë lidhje dashurie dhe ka zgjedhur që jetën e saj ta mbajë larg syrit të mediave rozë.

Share With:
Translate »
147 Views