Brezat e rinj do zotërojnë botën edhe prindërit e tyre, ja pse

Sipas studimeve të fundit të realizuara fëmijët e lindur nga viti 2010 e mbrapa janë gjenerata Alpha dhe do të jenë ata që do kenë vëmendjen maksimale dhe do udhëheqin botën, por edhe prindërit. Kjo do të ndodhë për arsyen e thjeshtë se fëmijët e kësaj periudhë kanë lindur e janë rritur në një botëkuptim komplet tjetër, si në aspektin teknologjik, ashtu edhe në atë social. Sipas ‘parenting.com’, këta fëmijë nuk do e kenë aspak problem diversitetin, madje ai do jetë shumë pozitiv për këtë brez. Shoqëria që po i rrit është shumë me e hapur dhe i pranon ata që janë ndryshe, ndaj jemi duke bërë hapa para për të pranuar ata që janë ndryshe, pa paragjykime dhe gjëra të ngjashme

Teknologjia nga ana tjetër do i definojë ata në një mënyrë apo në një tjetër, shkruan ‘parenting.com’. Fëmijët po rriten me celularë nëpër duar dhe kjo është e pashmangshme, por studimet e fundit tregojnë se kaq shumë teknologji dhe qëndrim para ekranit nuk ndikon mirë në trurin e të vegjëlve.

Nëse brezat më të vjetër nuk shqetësoheshin për digjitalizimin, tani edhe mediat sociale do e definojnë mënyrën si krijohen raportet njerëzore për brezat e rinj. Duhet të tregojmë shumë kujdes me ta për gjithë kohën që janë në proces rritjeje dhe postimet që u lejojmë të shohin, po aq sa aksesin në paisjet teknologjike.

Fëmijët ‘Alpha’ e shohin planetin si të rëndësishëm më shumë se prindërit e tyre dhe pritet që të kenë prioritet atë.

Me pak fjalë, brezat që po rriten do jenë padyshim më të jashtëzakonshëm sesa ne mund ta mendojmë.

Share With:
Translate »
226 Views