Granit Xhaka bëhet baba për herë të dytë, zbulohet emri i veçantë i bebushes

Granit Xhaka dhe bashkëshortja  etij, Leonita, janë bërë prindër për herë të dytë. Ata janë bekuar sërish me një vajzë, e cila ka ardhur në jetë ditën e sotme. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë futbollisti, pasi ka ndarë në rrjete sociale një foto shumë emocionuese, duke mbajtur të voglën në krahë.

Graniti është shprehur më shumë se i lumtur për ardhjen në jetë të vajzës dhe ka zbuluar emrin e veçantë që kanë zgjedhur për të.

“Nuk kam më vetëm një princeshë të bukur, tani kam dy. Laneya Xhaka 24/04/2021”, ka shkruar Graniti përkrah fotos.

 

 

Origjina e emrit Lanyea nuk është e njohur, por përdoret në mbarë botën. Thuhet se ky emër frymëzon gjallëri, këmbëngulje dhe bujari.

Share With:
Translate »
573 Views