Brikena uron të atin për ditëlindje, Mateo: Faleminderit për vajzën…

Gjatë puntatës së radhës të “Top Arena”, Brikena Selmani ka bërë një urim për personin e saj të zemrës. Babai i saj feston sot ditëlindjen dhe ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP” nuk ka lënë pa i bërë një urim publik.

I pari që bëri urimin ishte Edi Manushi, i cili pa orën dhe më pas u kthye nga Brikena dhe i tha:

“Urime për ditëlindjen e babait tënd”.

“Faleminderit shumë. Desha me ia uruar ditëlindjen. Babi shumë urime për ty, të dua shumë”, thotë Brikena.

Më pas Manushi i drejtohet Mateo Borrit: “Ke ndonjë gjë për të thënë?”.

“Naim u bëfsh edhe 100 vjeç.

Kujtojmë se kur Brikena dhe Mateo ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo mori një telefonatë surprizë nga babai i saj, i cili i tha se ishte shumë krenarë për të. Gjithashtu ai përshëndeti dhe Borrin.

Ky i fundit më pas ndërhyn në bisedën e tyre dhe i thotë:

“Ke vajzën më të mirë në botë. Të përshënde, shumë respekte për ty dhe për vajzën tënde që e ke si drita. Gjithë edukatën dhe mirësinë që i ke dhënë”.

Share With:
Translate »
1 Views