Britney Spears do të hedhë sërish në gjyq ish-bashkëshortin dhe gjithçka e bën për fëmijët!

Në 2020-tën, Britney Spears ka vendosur të rihedhë në gjyq ish-bashkëshortin e saj, Kevin Federline.

Qëllimi i saj është të rrisë kohën që kalon me dy fëmijët e saj, Preston 14 vjeç dhe Jayden 13 vjeç.

Ajo dëshiron të ndajë me të vegjëlit të njëjtën kohë sa ndan me ta edhe babai i tyre.

Burime për “Us Weekly” kanë treguar se ajo do të kalojë kohën me fëmijët për mbrëmjen e Krishtlindjes dhe ata do të shkojnë te babai i tyre po në ditën e Krishtlindjes.

Kujtojmë se në muajin shtator, gjykata vendosi që Britney të kalonte vetëm 30% të kohës me djemtë, ndryshe nga më parë që e kishin 50 me 50.

Që prej divorcit në vitin 2007, Britney dhe Kevin nuk kanë ruajtur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

Share With:



157 Views