Brooklyn Beckham “fsheh” tatuazhin për mamanë në mes të krizës familjare me prindërit
Në një intervistë për revistën Glamour Germany, Brooklyn pozoi pa bluzë dhe u vu re se tatuazhi i vjetër që shkruante “mama’s boy” në kraharor, dedikuar mamasë së tij, Victoria Beckham, ishte pjesërisht i mbuluar nga lule, të cilat duken si një version i buqetës së nuses së bashkëshortes së tij, Nicola Peltz.
Megjithatë, një burim pranë Brooklyn tha për Page Six se “kjo nuk është e vërtetë” dhe se “të gjithë mund ta shohin që ‘mama’s boy’ është ende aty”.
Brooklyn, 26 vjeç, është martuar me Nicola Peltz që nga prilli 2022. Gjatë marrëdhënies së tyre, ai ka bërë mbi 70 tatuazhe për të, përfshirë portretin, betimet e martesës dhe mbiemrin e saj mbi gjoksin.
Tensionet me familjen Beckham janë përfolur gjerësisht, veçanërisht pas dasmës. Thuhet se Victoria Beckham e bëri nusen të largohej duke qarë nga ceremonia, dhe se ndërhyri në kërcimin e çiftit. Burime të tjera thonë se David dhe Victoria nuk e pëlqejnë mënyrën se si Nicola “iu kundërpërgjigjet” dhe “mbron Brooklyn-in”.
Sipas TMZ, Brooklyn dhe vëllai i tij Romeo nuk flasin më me njëri-tjetrin, dhe vërejtjet e nënkuptuara në rrjetet sociale mes tyre kanë ndezur edhe më shumë zërat për një përçarje serioze familjare.