Bujar Qamili tregon situatën e sikletshme me nusen e djalit

Bujar Qamili është një nga këngëtarët më të dashur të muzikës popullore. I ftuar në emisionin “Thumb” Bujari ka folur dhe për marrëdhënien e tij me familjen.

Prej disa vitesh ai është bërë vjehërr e i pyetur nga dy moderatoret ka treguar se shkon shumë mirë me nusen e djalit, por që në vitin e parë të martesës ai u ka thënë që çifti të jetojë e shijojë jetën larg tij dhe bashkëshortes.

“Djalin sa e kam martuar e kam nxjerrë më vete, dua që ata të rrinë si të duan, vishen si të duan , hanë çfarë të duan. Javën e parë na qëndruan në shtëpi. U çova natën të shkoja në tualet po tani përtova t’i vishja pantallonat, 2 minuta ja ku e kisha tualetin.

Kur u hap dera, sa do shkoja për në tualet dhe doli nusja u rrëzova dhe desh theva qafën. Që atë ditë u them shkoni shikoni punën tuaj se është më mirë.

Nusen e dua fort, asaj i ka rënë sëpata në mjaltë. Shih çfarë vjehrri ka. Një ditë i ka thënë vjehrrës, gruas time që Bushi(unë) martohet edhe njëherë kështu me këtë energji që ka. “,- ka rrëfyer Bujari.

Share With:
Translate »
663 Views