Burak Ozçivit merr vendimin e papritur, aktori shkëputet nga karriera
Në hyrje të Vitit të Ri, aktori i njohur turk, Burak Ozçivit pritet të bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Fahriye Evcen është në pritjen e ëmbël dhe dyshja e kanë marrë shumë seriozisht këtë periudhë. Deri tani ata kanë hequr dorë nga shumë gjëra, por vendimi i fundit i Burak i ka mërzitur të gjithë fansat. Mediat turke shkruajnë se derisa fëmija të vijë në jetë dhe të stabilizohet, Burak nuk do të marrë pjesë në asnjë serial. Rikthimi i tij ndoshta do të vijë një vit pas lindjes së fëmijës.