Burg për vëllanë e këngëtares së famshme: Përdhunoi thjeshtrën e mitur

Ajo është një prej këngëtareve më në zë të momentit, por tashmë ka zënë titujt e mediave falë vëllait të saj, i cili së fundmi është burgosur për përdhunimin e thjeshtrës së tij 11-vjeçare. 
 
Bëhet fjalë për vëllanë e Nicki Minaj, Jelani Maraj, i cili është shpallur fajtor për krimin tronditës nga një gjykatë në New York dhe mund të dënohet me 25 vite burg. Motra e tij, Nicki Minaj, paraprakisht ishte shprehur se do ta mbështeste të vëllanë pasi besonte në pafajësinë e tij dhe kishte dyshime se e gjitha kjo histori ishte stisur nga nëna e vajzës për t’i zhvatur para.
Mirëpo, në gjyqin e mbajtur së fundmi, as këngëtarja dhe as vëllai i saj nuk dëshmuan në sallë. Të vetmit që kanë dëshmuar kanë qenë viktima që tashmë është 14 vjeçe dhe vëllai i saj, që thuhet se është dëshmitar okular.
 

Share With:
Translate »
1131 Views