Të lindësh 500 gramë dhe të mbijetosh, habiten mjekët

Si kurrë më parë, foshnja 21- javëshe, që peshonte më pak se 500 gram arriti të mbijetonte, ndonëse për mjekët ishte e pamundur që një krijesë kaq e vogël dhe e pazhvilluar t’ja dilte mbanë.

Ishte mamaja e foshnjës, e cila pas lindjes së saj në spitalin e Texas-it insistoi që të vazhdonte trajtimi dhe përkujdesja mjekësore për vajzën. “Teksa e mbaja në duart e mia mendoja se do t’ja dilte. E ndjeja, ma thoshte zemra.” thotë 35-vjeçarja. Tanimë tre vjeç, vajza nuk ka dallim nga moshataret e saj të lindura “normalisht”. Gjendja shëndetësore si dhe zhvillimi mendor nuk shfaqin asnjë problem. Mjekët thonë se pas këtij raste nuk mund të jenë më të sigurtë për asgjë. Gjithçka mund të ndodhë! /anabel.al

 

Share With:
Translate »
854 Views