Burrat e sotëm i stresojnë bashkëshortet e tyre 2 herë më shumë se fëmijët

Sipas një Sondazhi të Today, është gjetur se burrat e sotëm i stresojnë bashkëshortet e tyre dy herë më shumë se fëmijët . Në sondazh janë pyetur mbi 7000 nëna, të cilat e vlerësojnë stresin e tyre me 8.5 nota në 10. Dhe 46% e tyre shprehen se burrat e tyre u shkaktojnë më shumë stres se fëmijët e tyre.

Sipas studimit:

1. Nënat stresohen më tepër se nuk kanë kohë të mjaftueshme gjatë ditës për të bërë atë që duhet të bëjnë.

2. 3 në 4 nëna me partnerë pohojnë se ato bëjnë më shumë punë prindërimi sesa punë shtëpie.

3. 1 në 5 nëna thonë se stresi më i madh është ngaqë nuk kanë ndihmë nga bashkëshortët e tyre.

Ndërkohë sipas një studimi tjetër të Universitetit të Padovas, shëndeti i partnerëve kur humbasin njëri tjetrin shkon në drejtime të kundërta. Kështu, kur vdes gruaja, shëndeti i burrit të ve keqësohet më tepër. Ndërsa kur vdes burri, gruaja gëzon shëndet më të mirë. Madje e ka më të lehtë të përballojë stresin dhe depresionin. Kjo ndodh ngaqë burrat lidhen ose varësohen më tepër nga gratë sesa e kundërta.

Dhe në të vërtetë, burrat e divorcuar kërkojnë të martohen prapë, ndryshe nga gratë e divorcuara. Dhe të mendosh të ardhmen e brezit të ri! Ndoshta prandaj shoqëria e sotme po e dobëson gjithnjë e më shumë rolin e martesës. Ose të paktën, po e shtyn moshën për martesë!…

Share With:
Translate »
976 Views