Burri i martuar me kukullën prej lecke bëhet baba për herë të tretë

Një burrë që pretendon se është martuar me një kukull prej lecke ka njoftuar ‘lindjen’ e fëmijës së tyre të tretë së bashku.

Cristian Montenegro, nga Kolumbia, e ka përshkruar më parë të fejuarën e tij Natalia si ‘dashurinë e jetës së tij’. Çifti të cilët tashmë kanë një djalë dhe një vajzë së bashku zbuluan se ata e kanë quajtur të porsalindurin e tyre Sammy.

Fotot nga ‘lindja’ tregojnë Natalian e veshur me një fustan teksa shtrihet në një shtrat spitali. Ndërsa partneri i saj qëndron pranë saj, një mjek kukull prej lecke i veshur me të bardha shihet duke u kujdesur për nënën e re.

Në fillim të kësaj jave, Cristian ndau lajmin e lumtur me ndjekësit e tij TikTok.

Përpara se të takonte Natalia, Cristian thotë se kishte qenë beqar për disa vite. Në gusht 2022, çifti njoftoi se ishin në procesin e planifikimit të dasmës së tyre të ëndrrave.

Babai i tre fëmijëve më parë iu përgjigj kritikëve në internet duke theksuar se si familja e tij e kukullave prej lecke i sjell atij lumturi të madhe.

Nëse nuk do të ishin kukullat, do të isha më i vetëm se kushdo. Të paktën kam diçka. Me Natalian ne shikojmë TV dhe flasim për gjithçka.

Share With:
Translate »
83 Views