“Burri, shoku dhe babi më i mirë në botë” Xhensila emocionon me urimin për Bes Kallakun

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku feston sot ditëlindjen dhe urimi më i ëmbël ka ardhur nga Xhensila Myrtezaj.

Ajo ka publikuar në Instagram, dy foto, ku shfaqen së bashku familja dhe një tjetër, ku është Besi vetëm me vajzën, Ajka.

“Gezuar Diten e Lindjes Burri qe eshte, dhe do jete ne krahun tim pergjithmone! Ne kemi dhe do kemi “Uljet & Ngritjet “tona por do perballojme cdo test kohe si gjithmone.

Ne fund te cdo dite ajo cfare dua eshte “perqafimi yt”.
Dua te shoh ty kur mbyll syte per te fjetur, dhe dua qe duart tona te rrine te shtrenguara nderkohe qe ne fleme. Nuk te premtoj qe do kete “DIELL” gjithmone, por te premtoj Dashurine,besnikerine dhe perkushtimin tim…

Te premtoj qe do jem ketu per te te degjuar,per te ngritur dolli se bashku dhe per te qene “familja jone ” deri ne frymen e fundit! GEZUAR BURR! GEZUAR SHOK! GEZUAR BABI ME I MIR NE BOTE,GEZUAR BES KALLAKU! TE DUA”, shkruan ajo

Share With:
Translate »
117 Views