Përdhunimi i 12 vjeçares në Pogradec, flet e ëma: Ai hynte me forcë në shtëpi, edhe me vajzën e madhe kanë abuzuar dy vite më parë

Pak ditë më parë një ngjarje tronditëse u shënua në Pogradec ku një 15 vjeçar ka përdhunuar vajzën 12 vjeçare.

E ëma e së miturës së fundmi ka rrëfyer se ngjarja ka ndodhur në korrik të këtij viti megjithëse denoncimi u bë vetëm para pak ditësh. Ajo thekson se i mituri e ka abuzuar dhe kërcënuar të bijën disa herë.

“Ngjarja ndodhi në korrik,por e denoncuam në polici pak ditë më parë se nuk e dinim. Vajza nuk na tregoi gjë. Denoncimin e bëmë bashkë me vajzēn. Vajza është përdhunuar disa herë nga 15 vjeçari. Ai vinte natën në shtēpinë tonë dhe e përdhunonte. Ai hynte me forcë në shtëpi. Vajza nuk më tregoi se kishte frikë. Djali ishte i dhunshëm. Gjatë këtyre muajve e dhunonte dhe kërcënonte vajzën. I thoshte do marr thikën të të ther,do të vras babanë,do vras veten. 15 vjeçari na godiste me gurë shtëpinë. Na ka thyer xhamat. Nuk kemi bērë denoncim në polici. Vajza ka disa ditë që nuk shkon në shkollë,se kështu e ka këshilluar psikologia.. Është e mërzitur,e shqetësuar dhe ka ankth. Është rasti i dytë që ndodh në familjen tonë,është shumë e rëndë”, tha e ëma e të miturës.

Gjithashtu, edhe e motra e 12 vjeçares dy vite më parë ra pre e përdhuimit. Ajo përdhunohej sistematikisht nga një 46 vjeçar nga fshati Vërdovë ,i cili u dënua nga gjykata me 8 vite

Share With:
Translate »
113 Views