Cardi B: “E kam nënvlerësuar këtë çështjen e të qenurit mami“

Cardi B ka lajmëruar për turneun e saj me Bruno Mars në vjeshtë.

Reperja thotë se ajo ‘e ka nëvlerësuar këtë çështjen e qënurit mama’ dhe se nuk është gati ta lërë beben e saj.

Cardi u bë nënë më 10 korrik kur solli në jetë vajzën e saj me bashkëshortin Offset nga Migos.

25 vjeçarja pritet t’i bashkohet Bruno Marsit në turneun e  datës 24 rreth Amerikës së Veriut në fazën e fundit të turneut të tij me titull “24K Magic”.

Ajo e bëri njoftimin në Instagram.

“Mendova se pasi të lindja vajzën, gjashtë javë do të ishin të mjaftueshme për mua të rikuperohesha fizikisht dhe mendërisht, shkruan BBC.

“Gjithashtu mendoja se do isha në gjendje ta merrja vajzën me vete në turne, por mendoj se e kam nënvlerësuar pak këtë çështjen e të qënit nënë.”

Bruno Mars dhe Cardi B bashkëpunuan në këngën Finesse.

Ajo thotë se tërheqja nga turneu ka qenë një vendim i vështirë dhe shpreson se fansat e saj do ta mirëkuptojnë.

Bruno Mars është përgjigjur në Twitter, duke e mbështetur vendimin e saj: “Më e rëndësishmja je ti dhe shëndeti i familjes tënde.”

Ai shtoi: “Ne të duam Cardi dhe ne do të këndojmë këngën Bodak Yellow çdo natë për nderin tënd.

“Të  lutem përqafoje bebushen tënde nga unë dhe nga gjithë pjesa tjetër e turneut 24k Magic Tour.”

Cardi B, e cila është nga New Yorku lajmëroi për lindjen e vajzës së saj Kulture në Instagram, më 11 korrik.

Kulture është fëmija i parë i Cardi B, por fëmija i katërt për 26 vjeçarin Offset.

Çifti u martua në një ceremoni sekrete shtatorin e vitit të shkuar.

Share With:
Translate »
637 Views