Cardi B ka tradhtuar bashkëshortin gjatë kohës që ishte shtatzënë? Përgjigjet artistja

Gjatë procesit të divorcit me reperin Offset, muzikantja Cardi B është përballur me akuza nga ish-bashkëshorti i saj se ka pasur një aferë gjatë kohës që ishte shtatzënë, akuza që ajo i ka konfirmuar pjesërisht.

Ende nuk dihet saktësisht kur ka ndodhur afera, por Cardi B ka dorëzuar kërkesën për divorc në korrik, raporton Page Six.

Gjatë një video-lidhje live  në Instagram, Cardi B ka zbuluar disa detaje lidhur me ndarjen nga Offset, përfshirë dhe faktin që ai i kishte kërcënuar ta merrte mbrapsht dhuratat që i kishte bërë, pasi ajo kishte vazhduar jetën pas ndarjes.

“Diçka që më duket absurde është se ai mendon se mund të më blejë, por nuk mundet. Aq i çmendur është saqë beson se kjo është e mjaftueshme… Do të më kërcënosh duke marrë gjërat për të cilat kam punuar? Do të luash me mua? Le të luajmë. Do të marrësh gjërat e mia sepse kam vazhduar përpara? Lirisht. Pse ti nuk mund të ecësh përpara?”, tha Cardi.

Gjithashtu, në Twitter ajo postoi një mesazh të shkurtër ku shkruante: “Po, e kam bërë”. Shumë prej ndjekësve mendojnë se ky koment ka konfirmuar akuzat e Offset për tradhti.

Për t’u rikujtuar, Cardi B ka kërkuar divorc pas gjashtë vitesh martesë, mes zërave për tradhti. U përfol se Offset e kishte tradhtuar, por kjo nuk ishte arsyeja e vetme. “Ata janë larguar nga njëri-tjetri. Kjo e ka shtyrë Cardi-n të marrë këtë vendim më shumë se çdo gjë tjetër. Ky është një hap që ajo dëshiron ta ndërmarrë”, tha një burim i afërt.

Cardi B po kërkon kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre, vajzës Kulture (5) dhe djalit Wave (2).

Image

Share With:
Translate »
21 Views