Ç’bebushe me fat! Olta Boka dhe babai i saj japin koncert live enkas për të voglën, Gaia

Në korrik të këtij viti, këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Olta Boka dhe partneri i saj, Ivi Rrokaj, u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, të cilën e quajtën Gaia.

Tashmë e vogla është tre muajshe dhe ka filluar të shijojë koncertet e para të mami Oltës dhe gjysh Reshitit. Olta ka ndarë në Instagram një video shumë të ëmbël, në të cilën ka treguar se sot ka dhënë një performancë bashkë me të atin dhe spektatore ka qenë vogëlushja e saj, Gaia.

Ndërkohë tek shtëpia e gjyshit duke u bërë gati për koncertin e radhës për spektatore Gaian“, ka shkruar këngëtarja përkrah një video, në të cilën i ati i saj shihet duke akorduar kitarën.

Më pas ajo fillon të këndojë “Sonata”, ndërsa babai e shoqëron me kitarë. “Gaia kjo është këngë speciale për ty mama“, shprehet Olta duke parë nga e vogla e saj.

00:00

00:13

00:00

00:15

Video Player

Ndërkohë para disa ditësh Olta vendosi të bënte ndryshimin e parë në pamje pas lindjes. Këngëtarja vendosi të hiqte dorë nga flokët biond dhe të kalonte në ngjyrën e saj natyrale.

Share With:
Translate »
689 Views