Çerdhe dhe kopshte në vendin e punës, projekti më i ri i Bashkisë së Tiranës

Bashkia e Tiranës është duke negociuar me bizneset që kanë më shumë se 100 punonjës që të ndërtojnë çerdhe apo kopshte brenda ambienteve të tyre për fëmijët e stafit. Kjo është një nga mënyrat që Bashkia ka gjetur për t’i dhënë zgjidhje fluksit për regjistrim me institucionet e arsimit parashkollor.

Drejtorja e Qendrës Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Zhaneta Beqiri, zbulon projektin e bashkisë që është në fazat fillestare.

“Një formë tjetër që njihet në gjithë botën, që bizneset e mëdha që kanë më shumë se 100 punëtorë në ambjentet e tyre të punës që punonjësit e tyre të jenë më efikas në punë, të kenë çerdhe dhe kopshte brenda ambjenteve. Nuk është thelbi ku merret shërbimi, e rëndësishme është që të gjitha këto forma që ofrojnë këtë shërbim, të ofrojnë shërbim cilësor”, është shprehur Beqiri për Ora News.

Rreth 5 mijë e 700 fëmijë u regjistruan këtë vit në kopshte, ndërsa 3 mijë të tjerë në çerdhe, por kërkesat kanë qenë disa herë më shumë sesa kapacitetet.

Share With:
Translate »
889 Views