Ceremonia e martesës që i përloti të gjithë, flutura ndaloi mbi fustanin e nuses

Amanda po martohej për të dytën herë në jetën e saj me Chip, e duhej të ishte e lumtur pasi ishte një ditë e gëzueshme, por në zemrën e saj gjithsesi kishte zbrazëti, pasi kishte humbur vajzën e saj nga sëmundja e kancerit. Vetëm dy vite më parë, vajza e saj 6-vjeçare Azalee, nuk ia doli dot që të fitojë në betejën kundër kancerit. Vogëlushja nuk kishte mundur ta takonte dot Chip, edhe pse nëna e saj Amanda, do të donte të ishte në një farë mënyre prezent atë ditë. Por gjatë ceremonisë së martesës ndodh diçka e papritur. Çifti kishte përgatitur një numër fluturash që t’i lëshonin në fluturim në përkujtim të Azalee. Momenti më emocionues ndodh kur njëra nga fluturat ndalon dhe pushon mbi fustanin e bardhë, në krahun e majtë të nënës që po martohej. Kaq ka mjaftuar që ajo të shpërthejë në lot. 

Share With:
Translate »
1638 Views