Çfarë do të veshë Princi Louis gjatë pagëzimit?
Princi Louis do pagëzohet në 9 korrik dhe gjithë mediat do merren me të atë ditë. Megjithatë zhurma ka nisur më herët nga lajmet që dalin në formë thashethemesh apo nga ekspertët që analizojnë veprimet e familjes mbretërore e që ia njohin mirë traditën.
Princi Louis do të vishet njësoj si paraardhësit e tij. Hera e parë që u vesh fustani i pagëzimit ishte në 1926-n dhe këtë herë në 2018-n do ta veshë Louis, fëmija e tretë i Kate dhe William. Pas tij e ka radhën fëmija i Harry-t dhe Meghan.