Çfarë duhet të konsumoni gjatë ditëve që jeni me cikël

Gjatë gjithë kohës duhet të tregoni kujdes ndaj ushqimeve që konsumoni, dieta ushqimore duhet të jetë e pasur me fruta dhe perime. Por gjatë verës kujdesi duhet të jetë më i madh pasi trupi dehidratohet dhe përveç se duhet të konsumoni frutat dhe perimet, të cilat duhet të jenë sa më të freskëta duhet të pini dhe sa më shumë lëngje. Ushqimet duhet t’i përdorni të freskëta që t’i shijoni sa më shumë

Por pse është e rëndësishme të ushqeheni mirë gjatë menstruacioneve?

Gjatë ditëve që jeni me perioda duhet të konsumoni ushqime të pasura me vitamina dhe vlera të tjera ushqyese. Ushqimi që konsumoni është i rëndësishëm sepse ndikon në mënyrën si i përjetoni ato ditë. Disa ushqime mund t’ju ndihmojnë për të lehtësuar simptomat e zakonshme, si fryrjen, ndryshimet e humorit dhe nervozizmin.

Këshillohet që të zgjidhni frutat si zgjedhje ideale. Por cilat janë ato:

  1. Bananja është e pasur me kalium dhe vitaminë B6. Ajo ndihmon jo vetëm me lëvizjen e zorrëve dhe tretjen, por edhe tuaj.
  2. Shalqiri është fruti i cili ju ndihmon nëse ndiheni e fryrë, sidomos ditët para periodave.
  3. Portokalli përmban kalçium i cili ndihmon në zvogëlimin e ankthit. Era e lëvozhgës së portokallit dhe Vitamina D brenda portokallit ndihmon për të rritur humorin nëse ndiheni keq.

Share With:
Translate »
468 Views