Meghan Markle po jeton jetën e ëndrrave, por dukesha nuk është e kënaqur me të

Rreth një vit më parë Meghan Merkle u bë pjesë e familjes mbretërore. Ajo dhe Princi Harry prej disa kohësh janë larguar për të jetuar në një fshat dhe duket se që tani kanë nisur pakënaqësitë e para.

Burime për “RadarOnline” kanë mësuar se dukesha ka nisur të mos ndjehet dhe aq e kënaqur me jetën e re të saj.

“Në fillim ndjenja e të qenurit pjesë e familjes më të famshme në botë është e mrekullueshme. Në çdo cep sheh një ndërtesë jo vetëm të njohur, por edhe historike. Por sapo të vjen përballë realiteti nuk është dhe aq e bukur si jetë. Në këtë fazë ndodhen tashmë Harry dhe Meghan”, shprehen burimet.

Më tej ata shtojnë se Meghan ndihet e izoluar dhe kufizimet nuk i pëlqejnë.

“Muaji i tyre i mjaltit ka mbaruar 100%. Për të gjithë ne jeta e tyre mund të duket perfekte, por në realitet është si të jetosh në pranga të arta”,

Share With:
Translate »
343 Views