Çfarë emocionesh! Pas humbjes së të atit, vjen një gëzim në familjen e Arbenitës

Në ditën që u bë nënë për herë të parë, Arbenita Ismajli, humbi edhe babanë e saj. Fatkeqësisht ai humbi betejën me Covid-19 dhe u nda papritur nga jeta. Lajmin e hidhur e dha e para motra e Arbenitës, Almedina, e cila në një status në Facebook shkroi:

“Unë kam raportu me gjakftohtesi vazhdimisht per rastet e reja me Covid dhe viktimat. Nje nga viktimat sot u bo edhe babi jem, motivi i jetes teme, pa te cilin sedi a do te gjej force me per jete Allahu n’Xhenet o babaluq i jem… Shume e luta Zotin veq edhe nja tre muj me tlon me ne, se kurre nuk tu nda puna e spatem mundsi me u knaq.”

Pas këtij lajmi të trishtë, reagoi më pas edhe Arbenita.

“Pusho në paqe babi im. Të bekoftë Zoti me një vend në parajsë! Do të jesh gjithmonë në mendjen time. Ju lutem të gjithëve, gjithmonë i tregoni të dashurve tuaj sa i doni dhe përqafojini, nuk do ta dini kurrë se kur do të shkojnë…”, shkroi modelja përkrah një fotografie të babit kur ishte i ri.

Ndërsa kanë kaluar tre javë nga humbja e madhe për modelen, në familjen e Arbenitës ka mbërritur një gëzim. Vëllai i saj është fejuar dhe këtë moment lumturie, bukuroshja e ka ndarë më të gjithë ndjekësit e saj. Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka bërë publike çastin kur ai i vendos në gisht unazën partneres së tij.

 “Urime vëllait tim,” ka shkruar ajo krahas video së ëmbël.

Share With:
Translate »
359 Views