Çfarë është ‘lindja e thatë’? Si duket dhe çfarë mund të ndodhë me foshnjën

Zgjat shumë, gruaja në lindje duhet të monitorohet

Ju ndoshta keni dëgjuar për termin ‘lindje të thatë’, por ja çfarë është në të vërtetë dhe pse mund të jetë e rrezikshme për fëmijën dhe nënën.

Termi ‘lindja e thatë’ përdoret kur flitet për lindjen me komblik. Në një situatë të tillë, kur pëlcet membrana, menjëherë rrjedh më shumë lëng amniotik sesa kur bebja e cila ka hyrë në kanalin e lindjes me kokën e saj. Uji rrjedh para kohe, domethënë mu në fillim të lindjes, jo në mes të lindjes, kur hapet tërësisht qafa e mitrës, transmeton Telegrafi.

Meqenëse lëngu amniotik krijon ambient mbrojtës rreth bebes, me rrjedhjen e tij rritet probabiliteti i depërtimit të infeksionit te bebja. Për shkak të rrjedhjes së parakohshme të lëngut amniotik, kanali i lindjes mund të jetë i thatë dhe lindja mund të zgjatet, megjithëse kontraktimet dhe nxitjet janë normale.

Për shkak të kësaj, ndodh që një numër në rritje i lindjeve në të cilat bebja ka hyrë në legen, të  përfundojnë me prerje cezariane. Në këtë mënyrë, mjekët obstetër ulin rrezikun e infektimit të foshnjës.

Praktikohet që, nëse gruas i është derdhur lëngu amniotik më shumë se 12 orë më parë, i jepen antibiotikë, matet çdo 3 orë temperatura e trupit dhe merret gjaku për analizë që të mos mungojnë shenjat e infeksionit.

Share With:
Translate »
70 Views