Çfarë është teknika e lindjes ‘Lamaze’, për të cilën Kylie Jenner po merr kurse online?

Ylli i ‘reality show’ ‘Keeping Up With Kardashians’, Kylie Jenner, pret fëmijën e saj të parë, edhe pse shumë fansa mendojnë se ajo ka lindur tashmë. Megjithatë Kylie ka vendosur të përgatitet shumë seriozisht për lindjen duke qenë se ajo ka filluar disa kurse ‘online’, të cilat e mësojnë për teknikën ‘Lamaze’. Kjo teknikë i ka fillimet e saj që në vitet ’50, por në ditët e sotme ka filluar të përdoret shumë sidomos në Amerikë. ‘Lamaze’ është një teknikë lindje që u mëson grave shtatzënë për frymëmarrjen, tendosjen e trupit dhe si të ndryshojnë pozicionet gjatë lindjes së fëmijës. Gjithashtu kjo teknikë i përgatit gratë për tu ndjerë më të sigurta gjatë shtatzënisë dhe se lindja është diçka normale, natyrale dhe e shëndetshme. Sipas portalit të huaj ‘TMZ’ Kylie ka vendosur që këto teknika t’i mësojë ‘online’ duke qenë se nuk dëshiron të bjerë në sy.

Share With:
Translate »
725 Views