Fotot e shtatzënisë së Zaiminës vazhdojnë, vjen veshja e tretë
Zaimina sapo ka publikuar foton e radhës nga seti i shtatzënisë. Siç dhe u kuptua, ajo ka realizuar një set me disa veshje dhe pasi e pamë casual me xhinse dhe bluzë të bardhë dhe shumë romantike të zhytur në një ngjyrë të pudërt neutrale, i erdhi radha një veshjeje më sexy me të brendshme të kuqe dhe një këmishë fustan të zbërthyer që ka gjithashtu disa qëndisma të kuqe.
Është veshja e tretë e këtij seti që ka nisur të na e zbulojë pak nga pak që prej së hënës.
Pamjen, modelja nuk e ka ndryshuar asnjëherë në këto foto, por flokët e drejtë të lëshuar shkojnë me çdo veshje dhe çdo stil, siç kemi parë deri tani.